image Terror në Francë: Një person u qëllua për vdekje në Avignon pasi kërcënoi publikun me armë

Evropë

Terror në Francë: Një person u qëllua për vdekje në Avignon pasi kërcënoi publikun me armë

news image

Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia pasi kërcënoi njerëzit me armë në një qytet në Francën jugore, transmeton Gazeta Sinjali.

Incidenti në Avignon nuk ishte rasti i vetëm pasi në të njëjtin mëngjes u vranë tre njerëz në një kishë në Nice, kryetari i së cilës e ka përshkruar sulmin si terrorizëm.

Një burrë u qëllua për vdekje të enjten në Montfavet, një rreth në qytetin e Avignon, tha policia.

Autoritetet thanë se ai kishte kërcënuar kalimtarët më herët me një pistoletë.

Burri kishte bërtitur “Allahu Akbar”, sipas radiostacionit francez Europe 1.

Diku tjetër në jug të Francës të enjten, tre persona u vranë pasi iu ka prerë fyti dhe një u plagos në sulmin e Nice, tha një zëdhënës i policisë për “The Independent”.

Departamenti i prokurorisë anti-terroriste franceze tha se iu kërkua të hetojë.

Ndërkohë në Arabinë Saudite të enjten, një burrë u arrestua pasi sulmoi dhe plagosi një roje në konsullatën Franceze në Jeddah.

Franca ende po dridhet nga prerja e kokës së mësuesit Samuel Paty, i cili ndodhi jashtë një shkolle në periferi të Parisit rreth dy javë më parë.

/Gazeta Sinjali/