image Termokosi fiton grant prej 1.5 milion euro për ngrohje qendrore

Financa

Termokosi fiton grant prej 1.5 milion euro për ngrohje qendrore

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkë  me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson Termokosit që të përfitojë grant mbështetës në vlerë 1.5 milion euro.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qendrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjërimin e rrjetit si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në Prishtinë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se: “kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qendrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend”.

“Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë”.

/GazetaSinjali/