image "Termokos" lëshon njoftim për furnizimin me ngrohje

Sociale

“Termokos” lëshon njoftim për furnizimin me ngrohje

news image

Dje në Prishtinë u ndalë ngrohja nga “Termokos” për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, ndërsa sot është rikthyer ngrohja, shkruan Gazeta Sinjali.

“Termokos” përmes një njoftimi, ka thënë se deri në mesditë pritet stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme.

Gjatë kohës që u ndërpre avulli nga KEK-u, kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar që “Termokos” të furnizohet me mazut, ndonëse kjo shkakton ndotjen e ajrit.

“Termokos” ka njoftuar pas furnizimit me avull, do të ndërprehet furnizimi përmes kaldajave me mazut.

Njoftimi i plotë:

Rikthehet furnizimi i rregullt me ngrohje16.12.2021, PrishtinëNP “Termokos” njofton gjithë konsumatorët se sot në orët e hershme të mëngjesit kemi filluar të marrim avullin nga KEK-u, si rrjedhojë tashmë ka filluar edhe prodhimi i energjisë termike. Kjo do të mundësojë vazhdimin e furnizmit me ngrohje të mjaftueshme, gjë që nënkupton ndëprerjen e furnizimit nëpërmes kaldajave me mazut. Deri në orët e mesditës së sotme pritet stabilizim i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët tanë.

/GazetaSinjali/