image Kështu duket "Termokos" pas furnizimit me mazut - FOTO

Sociale

Kështu duket “Termokos” pas furnizimit me mazut – FOTO

news image

Sot “Termokos” po furnizohet me mazut, pas kërkesës nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Arsim Fetahu, ka thënë të mërkurën se mazuti do të funksionojë për ngrohje, por kjo do ta ndotë ajrin e Prishtinës.

Rama tha se më e rëndësishme është që të ngrohen qytetarët për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet.

/GazetaSinjali/