image Si shkak i një prishjeje, qendra e Prishtinës mbetet pa ngrohje- flasin nga Termokos

Sociale

Si shkak i një prishjeje, qendra e Prishtinës mbetet pa ngrohje- flasin nga Termokos

news image

Një pjesë e objekteve të qendrës së Prishtinës kanë mbetur sot pa ngrohje për shkak të një rrjedhje në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Qamil Hoxha”.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Termokos, Fisnik Osmani, tha për Gazetën Sinjali se si shkak i një rrjedhje në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Qamil Hoxha”, disa objekte të qendrës së qytetit kanë mbetur pa ngorhje.

Më tej ai theksoi se ekipet e mirëmbajtjes së Termokosit janë duke punuar në dy puseta dhe pritet që së shpejti të kthehet ngrohja deri në mbrëmje.

/GazetaSinjali/