image Tërmeti 'shkundë' sërish Turqinë, tetë të vdekur e disa të lënduar

Rajon

Rajon/ Tërmeti ‘shkundë’ sërish Turqinë, tetë të vdekur e disa të lënduar

news image

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti në provincën Van të Turqisë, që ndodhet në kufi me Iranin.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.7 të rihterit, raportojnë mediat vendore.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleiman Soylu, ka thënë gjatë një konference se në mesin e viktimave janë pesë të rritur dhe tre fëmijë.

Shumë të lënduar, janë dërguar me urgjencë në spital, derisa banorët kanë nisur të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuarit që mund të kenë ngecur.

Në anën tjetër, autoritetet iraniane kanë thënë se ky termet i ka goditur 43 fshatra malore, duke lënë disa të lënduar, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike.

Sipas Qendrës Meteorologjike të Mesdheut, dridhjet në qendër të tërmetit kanë qenë deri në pesë kilometra.

Zona e goditur, ka histori të konsiderueshme me tërmete, pasi vetëm një muaj më parë, është goditur nga një termet mjaft i fuqishëm./GazetaSinjali/