image Tërmeti në Shqipëri, fillon gjykimi ndaj ish-kryetarëve të komunave, arkitektëve e inxhinerëve

Rajon

Rajoni/ Tërmeti në Shqipëri, fillon gjykimi ndaj ish-kryetarëve të komunave, arkitektëve e inxhinerëve

news image

Gjykata Penale e Tiranës ka filluar gjykimin e 32 të arrestuarve, të dyshuar për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, në mesin e të cilëve edhe ish-zyrtarë.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për sh-Kryetarin e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ish-Kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.

“Arrest me burg”, prokuroria ka kërkuar edhe për ndërtuesen, Vjollca Hoxholli.

Ndërsa, për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, në periudhën 2004-2007, Faik Fejzon, prokuroria ka kërkuar masën “arrest në shtëpi”.

Në kuadër të këtij megaoperacioni u lëshuan 41 urdhër-arreste për zyrtarë, ish-zyrtarë, ndërtues inxhinierë dhe arkitektë. Seanca po zhvillohet në disa pjesë, për shkak të pamundësisë së nxjerrjes së të gjithë të arrestuarve në ambientet e Gjykatës së Tiranës./Gazeta Sinjali/