image Tërmeti në Shqipëri: 173 banesa të dëmtuara në Kurbin

Pasojat/ Tërmeti në Shqipëri: 173 banesa të dëmtuara në Kurbin

news image

Tërmeti i mëngjesit të së martës që goditi Shqipërinë përveç pasojave në njerëz ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale në zonat e goditura.

Në Laç shumë objekte banimi tani rezultojnë të pabanueshme dhe disa banesave u është vendosur edhe shiriti i sigurisë.

Në vendngjarje ka dalur edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili po inspekton banesat e dëmtuara dhe të pabanueshme.

Ndërsa në Kurbin mësohet se janë 173 banesa të dëmtuara.

“Kemi kaluar natën në qiell të hapur. Shtëpinë e kam të pabanueshme”, shprehet një prej banorëve për mediat në Shqipëri; duke kërkuar zgjidhje dhe jo thjesht çadra.

“Jemi në një situatë kritike, të ruajmë qetësinë. Kemi ofruar shërbime për qytetarët në çadrat e ngritura”, u shpreh nënprefekti i Kurbinit.

“E vetmja zgjidhje deri më tani janë çadrat e ngritura”, u shpreh nga ana tjetër përfaqësuesi i Emergjencave Civile./Gazeta Sinjali/