Është rritur sërish numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 83, ndërkohë numri i të lënduarve vijon të mbetet i njëjtë, ndërsa nga spitalet janë nxjerrë rreth 800 persona, pasi janë rikuperuar.
Pak më herët u shpëtuan edhe dy vogëlushe nga rrënojat e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Izmirin dhe ishullin Samos në Greqi. /Gazeta Sinjali/