image Tërmeti i nxjerrë jashtë banesave banorët në Tiranë e Durrës

Rajon

Shqipëri/ Tërmeti i nxjerrë jashtë banesave banorët në Tiranë e Durrës

news image

Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Tiranën. Lëkundja është ndjerë në orën 17:03 dhe ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vorë dhe është ndjerë shumë në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë në Durrës të lenë banesat e tyre e të dalin në rrugë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë qytetarë në Tiranë.