image Tërmeti i fortë “shkund” përsëri Kretën në Greqi

Rajon

Tërmeti i fortë “shkund” përsëri Kretën në Greqi

news image

Një tërmet i fortë  është regjistruar në ishullin grek, Kretë, mesditën e sotme. Sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik, epiqendra ishte afër Arkalochorit.

Vlerësimi fillestar për dridhjet sizmike ishte në 3.9 Rihter, ndërsa më vonë u raportua për 4 Rihter.

Tërmeti, sipas Institutit Gjeodinamik, kishte një thellësi prej pesë kilometrash dhe për këtë arsye u ndje veçanërisht në një pjesë të madhe të Kretës Lindore.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për dëme.

/GazetaSinjali/