image Tërmet tjetër në Turqi, një i vdekur dhe 69 të lënduar

Evropë

Tërmet tjetër në Turqi, një i vdekur dhe 69 të lënduar

news image

Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke lënë të vdekur një person dhe 69 të plagosur, teksa ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.

Ky tërmet goditi tre javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri, shkruan Reuters.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë shtypi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vendosur në pesë ndërtesa.

Tërmeti, i cili goditi provincën juglindore të Malatya, u vlerësua nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare me magnitudë 5.2 ballë.

Raportet e mediave thanë se dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese.

/GazetaSinjali/