Një tërmet me fuqi 4.8 ballë sipas Rihterit goditi sot Turqinë jugore, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi rrethin Kirikhan të provincës Hatay në orën 21:13. (00:13 GMT).
Ai u mat në një thellësi prej 11.67 kilometrash, sipas AFAD.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha.