image Tërmet i fuqishëm në Greqi

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Greqi

news image

Një tërmet me magnitudë paraprake 6.2 të shkallës Rihter lëkundi mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës, në Greqi. Tërmeti ra në orën 09:17 me orën lokale.

Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 10 kilometra nga Ano Arhanes dhe 20 kilometra nga Irakleion. Thellësia e valëve sizmike ishte 2 kilometra.

Momentalisht nuk dihet nëse nga këto lëkundje ka dëme. Mediat vendase raportojnë se banorët dolën të frikësuar në rrugë për shkak të lëkundjeve të forta, raporton tvklan.

/GazetaSinjali/