Një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të diele ishullin e Kretës në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 03:59 me orën lokale.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur 54 km në jug-jugperëndim të Gavdos, ndërsa thellësia fokale e tij ka qenë 18.3 km.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.