Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, i cili është pranuar në spital më 23 mars për infeksion me koronavirus, është në gjendje të mirë dhe karantinën do ta vazhdojë në shtëpi.
Ish trajneri i Milanit dhe Turqisë, që tani drejton Galatasaray, u ka dërguar një mesazh tifozëve.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe falënderimet e veçanta për mjekët. Kjo është një provë që e gjithë bota do të duhet ta kalojë. Unë kam mësuar shumë nga e gjithë kjo. Unë do t’i vlerësojë më shumë gjërat pas karantinës dhe do të kalojë më shumë kohë me familjen dhe njerëzit e dashur”, ka deklaruar Termin. “Unë do të fal më shumë dhe do të përpiqem të jem më pak trishtuar. Faleminderit familjes dhe miqve të mi që janë gjithmonë me mua”.
“Qëndro në shtëpi për aq kohë sa zgjatë kjo, mbrojë veten dhe merr masat paraprake”, u shpreh Terim.