image Bandat në Ekuador bastisin spitalin për të ekzekutuar një 17-vjeçar

Botë

Bandat në Ekuador bastisin spitalin për të ekzekutuar një 17-vjeçar

news image

Policia e Ekuadorit ka arrestuar 7 persona, të cilët bastisën një spital dhe qëlluan me armë zjarri pasi donin të vrisnin një adoleshent i cili po kurohej në spital.

Sipas asaj që shkruan BBC, pjesëtarët e bandës, morën peng infermierët dhe shkëmbyen zjarr me policinë, përpara se të neutralizoheshin. Zyrtarët thanë se të gjithë pengjet u liruan dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar.

17-vjeçari, i cili ishte dhe objektivi i bandës, konsiderohej nga kjo e fundit si rival i tyre dhe ndodhej në spital për shkak të ishte plagosur më herët me armë zjarri.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qartë sesi pjesëtarë të bandës mbajnë armë në duar dhe terrorizojnë punonjësit dhe njerëzit që gjendeshin në spital.

/GazetaSinjali/