image Konfirmohet lista me gjashtë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Drejtësi

Konfirmohet lista me gjashtë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

news image

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka mbajtur takimin e radhës ku janë miratuar disa vendime, ndër të tjera është konfirmuar edhe lista me kandidatët për Kryeprokuror.

Në njoftimin e KPK-së thuhet se “anëtarët e KPK-së kanë konfirmuar listën prej gjashtë kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”.

Në këtë takim është miratuar edhe Plani i personelit për vitin 2022.

Po ashtu, KPK-ja mori vendim për propozimin për lirim nga detyra të katër prokurorëve, që pritet të arrijnë moshën e pensionimit.

/GazetaSinjali/