image Tahiri: Do ta gjejmë formën për ta miratuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti - Sinjali

Tahiri: Do ta gjejmë formën për ta miratuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti

news image

Besnik Tahiri i AAK-së beson se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse për këtë është kundër grupi më i madh parlamentar në Kuvend, shefi i deputetëve të AAK-së tha në T7 se do ta gjejnë një formë për ta miratuar këtë.

“Ne do ta gjejmë formën me e kalu Trustin dhe do ta kalojmë. Unë jam i bindur që aty ka deputetë…”, tha ai.

Ai iu kundërpërgjigj edhe kryetares së GP të LVV-së, Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se nuk do ta lejojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Sepse Mimoza Kusari tha që nuk themelohet as komisioni hetimor, e i bëri dy”, tha Tahiri, duke theksuar se për këtë çështje është optimist.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin