Sot është publikuar lista e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas listës së rikonfirmuar, për këtë pozitë janë pesë kandidatë derisa herën e fundit ishin gjashtë. Kjo rënie e numrit të kandidatëve vjen pasi prokurori Arben Ismajli është tërhequr nga gara.
KPK-ja i ka ftuar pesë kandidatët e mbetur për intervistim më 18 mars.
Kandidatët aktual për Kryeprokuror të Shtetit janë:
- Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
- Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
- Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.