Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Leposaviç të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Personat të cilët u ndalën nga Policia ishin një shtetas serb dhe një boshnjak të cilët gjatë ditës së djeshme u kontrolluan nga patrulla ku edhe i konfiskuan veturën.
Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate të dyshuarit janë përcjellur për në stacionin policorë të Leposaviçit.
Me vendim të prokurorit rasti i të dyshuarve ka shkuar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/