Tre persona kanë provuar që ta kalojnë kufirin në Han të Elezit me certifikata të falsifikuara të vaksinimit mirëpo ata janë kapur nga Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se gjatë verifikimit të dokumenteve të tyre është zbuluar se certifikatat e vaksinimit mund të jenë të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.
“Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur certifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Ndaj të dyshuarve pas vendimit të prokurorit është iniciuar lënda për falsifikim të dokumentit. /GazetaSinjali/