image Tenton të vetëvritet një vajzë në Prizren, shkak një problem me të dashurin

Siguri

Tenton të vetëvritet një vajzë në Prizren, shkak një problem me të dashurin

news image

Një vajzë në Prizren ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, pasditen e djeshme në rrugën “Wesley Clark”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se ajo ka provuar ta kryejë këtë akt duke marrë sasi të tepruar të barnave për qetësim.

Këto burime i kanë thënë Sinjalit se vajza kishte qenë në një kafeteri kur mori barnat për t’u qetësuar, për shkak se ishte shqetësuar nga një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dashurin e saj.

Sinjali merr vesh se ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit, ku aktualisht është duke u trajtuar.

Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti, të cilin e kanë klasifikuar si “Vetëvrasje në tentativë”./Gazeta Sinjali/