image Tenton të vetëvritet një vajzë në Gjakovë

Siguri

Tenton të vetëvritet një vajzë në Gjakovë

news image

Një vajzë ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se një gjë të tillë ajo ka tentuar ta bëjë duke konsumuar acid.

Këto burime bëjnë të ditur se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe se momentalisht është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka nisur hetime për të zbardhur shkaqet që e kanë shtyrë atë të bëjë një veprim të tillë./Gazeta Sinjali/