Një vajzë e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës së saj pasditen e djeshme rreth orës 14:13, në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se e mitura ishte e strehuar në Strehimore për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje.
Këto burime i kanë thënë Sinjalit se ajo ka provuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë i objektit të kësaj qendre.
Për shkak të hedhjes nga kjo lartësi, Sinjali mëson se e mitura ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësore./Gazeta Sinjali/