Tre serbë janë arrestuar dje në Kamenicë pasi kanë tentuar që përmes rrugëve alternative të hyjnë në Republikën e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, policia e ka ndalur një veturë me targa të huaja dhe ka hasur në tre të dyshuarit të cilët kanë tentuar të hyjnë në Kosovë duke iu shmangur kontrolleve kufitare.
Gjithashtu është bërë e ditur se në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të njëjtëve të iniciohet lënda e rastit dhe të procedohet në procedurë të rregullt.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Gazeta Sinjali/