Një person është arrestuar dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari sapo e ka vërejtur policinë, i ka hedhur në një veturë 8 qese të vogla që dyshohet se kanë qenë të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë njoftojnë se njësitet policore i kanë gjetur dhe konfiskuar qeset me narkotikë, pesha e të cilëve është rreth 8 gram.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe pret që të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. /GazetaSinjali