Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka tentuar t’i dhunonte dy gra, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:25 në Deçan.
Si pasojë e rastit dy viktimat kanë pësuar lëndime të lehta.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte tentuar të dhunoi dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e rastit dy viktimat kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/