Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, në fshatin Kabash, i cili dyshohet se ishte duke bërë kontrabandë me kafshë, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij, ishin të ngarkuar 25 krerë gjedhe, për të cilat nuk posedonte dokumentacion, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë, inspektorët e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, kanë bërë verifikimin dhe kanë konfiskuar kafshët dhe kamionin, të cilat janë dërguar në një terminal doganor.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij ku kishte të ngarkuar 25 krerë gjedhe, për të cilat nuk posedonte dokumentacioni për prejardhje dhe për transport të kafshëve. Inspektorët e AVUK ka bërë verifikimin dhe janë konfiskuar kafshët dhe kamioni, ku janë dërguar në terminal doganor”, njoftoi Policia. /Gazeta Sinjali/