Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari i cili është shtetas i Shqipërisë, u arrestua në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmë rreth orës 20:30.
Policia bën të ditur se i dyshuari këtë ryshfet ia kishte ofruar një zyrtari policor, në mënyrë që ai ta lejonte të futej në Kosovë nga Shqipëria.
Në këtë raport nuk është bërë e ditur shuma të cilin i dyshuari ia ka ofruar si ryshfet zyrtarit policor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/