image Tentoi ta vrasë një person 10 ditë më parë në Gjilan, kapet nga policia

Siguri

Tentoi ta vrasë një person 10 ditë më parë në Gjilan, kapet nga policia

news image

Ditë më parë Gazeta Sinjali ka raportuar për një tentim vrasje që ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Gjilan më 31 janar të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Atje një person kishte tentuar të vriste një person tjetër për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me të.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se i dyshuari për këtë rast, i cili gjendej në arrati, ka rënë dje në prangat e Policisë së Kosovës.

Këto burime bëjnë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri e tipit “Zoraki” me një karikator.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/