image Tentim vrasje në Gjilan, Policia nis hetimet

Siguri

Tentim vrasje në Gjilan, Policia nis hetimet

news image

Një tentim vrasje është raportuar nga Gjilani, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali nga burimet, një person ka tentuar ta vrasë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete.

Mësohet se incidenti ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën “Nëna Terezë”.

Sinjali mëson se një i dyshuar, pas mosmarrëveshjes e ka qëlluar me armë zjarri personin tjetër dhe menjëherë ka ikur.

Në anën tjetër, Policia kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka hasur veturën e të dyshuarit nga ku ka sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës.

Sinjali mëson se Policia ka nisur të hetojë rastin./Gazeta Sinjali/