Në fshatin Studenicë të Istogut, gjatë ditës së djeshme një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, mirëpo nuk e ka qëlluar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë.
I dyshuar është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/