image Suharekë: I dehur i pengonte fqinjët duke lëshuar muzikë me ton të lartë, arrestohet nga Policia

Siguri

Suharekë: I dehur i pengonte fqinjët duke lëshuar muzikë me ton të lartë, arrestohet nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në fshatin Shirokë të Suharekës rreth orës 23:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta brenda Policisë, arsyeja e këtij arrestimi ishte pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit dhe duke mos respektuar urdhrin e policëve, ka lëshuar muzikë me ton të lartë në shtëpinë e tij dhe duke i penguar komshinjtë që i kishte përreth.

Të njëjta burime bëjnë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/