image Pas dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, arrestohet personi i kërkuar në Gjakovë

Siguri

Pas dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, arrestohet personi i kërkuar në Gjakovë

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 18:00, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi i arrestuar ishte duke u kërkuar nga Policia dhe kishte dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata.

Bëhet e ditur se personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 05.12.2020-18:00. Në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/