image Tentoi ta kallë shkollën në Kaçanik, nuk merrej vesh me drejtorin

Siguri

Tentoi ta kallë shkollën në Kaçanik, nuk merrej vesh me drejtorin

news image

Kohëve të fundit përveç në rrugë, përleshje e mosmarrëveshje të ndryshme po ndodhin edhe nëpër shkollat e vendit tonë, duke rritur kështu pasigurinë për nxënësit që vijojnë mësimet dhe jo vetëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast që ka rrezikuar sigurinë e të gjithëve ka ndodhur në fshatin Elezaj të Kaçanikut, rreth orës 12:10, të ditës së djeshme.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se pas një mosmarrëveshje në mes të drejtorit të shkollës dhe një personi tjetër, ky i fundit e kishte hedhur një bidon me derivate (benzinë) në korridorin e shkollës.

Këto burime bëjnë të ditur se qëllimi i tij ishte që ta djegë objektin e shkollës.

Drejtori i shkollës i ka njoftuar njësitet përkatëse, të cilët kur kanë dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor.

/Gazeta Sinjali/