image Tentim vrasje në Prishtinë

Sinjalizime

Tentim vrasje në Prishtinë

news image

Një person ka tentuar ta vrasë një person tjetër mëngjesin e djeshëm në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë.

Një sinjalizues e ka treguar ngjarjen për Gazetën Sinjali në kushte anonimiteti.

Ai tregon se një person ka qenë duke kaluar me veturë në atë rrugë, kur në drejtim të tij ka shtënë me armë zjarri një person tjetër, duke e plagosur në këmbë.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pas trajtimit është liruar për në shtëpi.

I dyshuari për këtë rast është arratisur dhe policia është në kërkim të tij./GazetaSinjali/