Një person ka deklaruar në polici se dy të dyshuar fillimisht e kanë goditur me furgon, më pas e kanë rrahur me shufra metalike.
Viktima ka pësuar lëndime trupore nga goditjet, ku më pas ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile, ndërsa të dyshuarit ndodhen në arrati.
Policia po merret me rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tentim vrasje, Gjakovë 28.08.2020 – 19:16. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte goditë nga një automjet furgon me traga vendore, pastaj nga ai automjet kishin dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët e kishin goditë me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/