Dy persona të armatosur kanë tentuar që të kryejnë grabitje në supermarketin ETC, sot, rreth orës 11:10, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit kanë arritur që të marrin dy çanta në bodrumin e këtij supermarketi, të cilat kanë qenë të mbushura me para të simuluara (letër).
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se të dyshuarit gjenden në arrati.
“Po, rreth orë 11:10 ka ndodhur një tentim grabitje. Dyshohet se dy persona i kanë marrë dy çanta, ata kanë mendu që janë të holla, mirëpo ato kanë qenë simulim i parave, letër ka qenë dmth, në bodrumin e ETC-së. Aktualisht, policia është duke e hetuar si rast. Sipas informatave të viktimave, dy persona kanë qenë të armatosur dhe kanë ikë me një automjet në një drejtim të panjohur. Nuk ka persona të lënduar”, tha ai./Gazeta Sinjali/