image Ku u kapën të dyshuarit për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren?

Siguri

Ku u kapën të dyshuarit për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren?

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot se janë arrestuar tre persona në lidhje me tentim grabitjen në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona, babë e bir. Dje është arrestuar një, ndërsa sot dy. Sinjali ka mësuar se dy nga të dyshuarit janë Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku. Ndërsa personi i tretë, emri i të cilit ende nuk dihet, dyshohet që ia ka shitur veturën dy të dyshuarve tjerë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, përmes një konference për media ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për tentim grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave. Sinjali ka mësuar se viktimat janë Orhan dhe Ismet Kasemi.

Shala tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerë janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjekjet maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala.

Në konferencë u bë e ditur se në natën kur ka ndodhur tentim-grabitja në Prizren, policia ka ndjekur të dyshuarit dhe pa pasur shkëmbim zjarri.

“Gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pas edhe shkrepje me armë, por të njëjtit që kanë qenë të armatosur kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës”, ka thënë kryeprokurori.

Madje për këtë rast, Sinjali ka publikuar pamje ekskluzive ku shihet se si të dyshuarit kanë tentuar ta grabisin argjendarinë dhe kanë plagosur dy persona dhe pamje ku ata furnizohen me karburant në një pompë.

/GazetaSinjali/