image Tensionohet situata në Shqipëri, rrahen përfaqësuesit e PD, PS dhe LSI

Shqipëri

Tensionohet situata në Shqipëri, rrahen përfaqësuesit e PD, PS dhe LSI

news image

Situata në bashkinë e Divjakës në Shqipëri ka vijuar të jetë e tensionuar edhe sot në ditën e votimit pas incidentit të ndodhur dje me një aktiviste të PD.

Sot u raportua se në një nga qendrat e votimit ka pasur një konfrontim fizik mes përfaqësuesve të PS-Së, PD-së e LSI-së.

Përplasja ka ndodhur për shkak se sipas asaj që raportoi gazetarja Delisula, dy kandidatet për deputete të PD dhe LSI qëndronin shumë pranë qendrës së votimit, çka është në kundërshtim me kodin zgjedhor. Kjo ka sjellë edhe reagimin e përfaqësuesve të PS, që janë përfshirë në konflikt fizik me ata të dy partive të tjera.

/GazetaSinjali/