image Tensionohet situata në Kuvend: Geci përmend vrasjet e pas luftës, Nagavci ia ndërpret fjalën

Kosovë

Tensionohet situata në Kuvend: Geci përmend vrasjet e pas luftës, Nagavci ia ndërpret fjalën

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci me të dalë në foltoren e Kuvendit për të treguar arsyen se pse e ka tërhequr nënshkrimin për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i është ndalë fjala nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, raporton Gazeta Sinjali.

Në emailin tim zyrtar dje më erdhi kërkesa zyrtare e PDK-së për seancën e jashtëzakonshme për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Atëherë si rrjedh pyetja që unë e kam nënshkruar, nuk dua dhe nuk ja bashkangjes nënshkrimin tim iniciativës të PDK-së”, tha Geci.

Geci pas kësaj ka filluar t’i përmend emrat e personave politik të vrarë pas luftës në Kosovë, mirëpo asaj iu ndalë fjala në gjysmë pasi që sipas nënkryetares ka dalë jashtë rregullores dhe temës që është caktuar për ditën e sotme.

Ndryshe, kryesuesja e seancës së sotme, Arbërie Nagavci njoftoi për tërheqjen e nënshkrimit nga Geci.

“Zonja Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 4.12.2020 me iniciativën të PDK-së. Me arsyetimin se e ka nënshkruar listën e LDK-së, për iniciativën e LDK-së për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, sikurse herën e parë, e jo nismës e PDK-së. Deklaron se nuk ishte e njoftuar se iniciativa është e PDK-së, andaj e tërheq nënshkrimin e saj nga lista nënshkruese”, tha Nagavci.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike është duke vazhduar.

/Gazeta Sinjali/