image Hill shprehet i lumtur për emërimin e Ivica Daçiqit si ministër i Jashtëm i Serbisë

Rajon

Hill shprehet i lumtur për emërimin e Ivica Daçiqit si ministër i Jashtëm i Serbisë

news image

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Beograd, Christopher Hill, e ka bërë të ‘lumtur’ formimi i Qeverisë së Serbisë. Ai ka thënë se ka shumë çështje, në të cilat, ShBA-ja dhe Serbia duhet të punojnë së bashku, si në politikën e jashtme, ashtu edhe në fushën e energjisë, në të cilat, ata kanë shumë interesa të përbashkëta.

“Më vjen mirë që Serbia ka një ministër të ri të punëve të Jashtme [Ivica Daçiq], sepse ka shumë tema për të cilat duhet të flasim,” ka deklaruar Hill.

Sipas Hill-it, SHBA-ja dhe Serbia kanë shumë interesa të përbashkëta, dhe i mezi pret takimet për energjinë.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se marrëdhëniet në mes të ShBA-së dhe Serbisë nuk kishin qenë gjithmonë të mira, ani pse ato të dyja kishin luftuar në të njëjtën anë gjatë Dy Luftërave Botërore.

“Do të doja të mund të thoja se Lufta e Dytë Botërore ishte më e mirë, por fatkeqësisht ishte më e keqe në shumë mënyra”.

“Vetëm 25 vjet më vonë, Serbia e gjeti veten në atë luftë, me dashje apo pa dashje, dhe nga ana tjetër, Amerika u sulmua nga Japonia në Pearl Harbor, kështu që edhe Gjermania i shpalli luftë”, ka përfunduar Hill, raporton N1.

/GazetaSinjali/