image Krasniqi: Kryetarët e komunave veriore frikësohen të takojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës

Politikë

Krasniqi: Kryetarët e komunave veriore frikësohen të takojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës

news image

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur rreth vizitave zyrtare në komunat veriore.

Krasniqi tregoi edhe një problem në të cilin hasin vazhdimisht, e ka të bëjë me faktin se kryetarët e këtyre komunave frikësohen të takohen me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Kjo i ka rastisur edhe vet Krasniqit, që pohoi se asnjëherë nuk shkon pa i lajmëruar.

“Unë nuk shkoj asnjëherë pa lajmëruar edhe kryetarin që unë do të jem në veri, por shpeshherë ata thërrasin në telefon dhe thonë që unë jam shumë në gjendje të vij të ju takoj në zyrë në Prishtinë, por këtu e kam pak telashe të ju takoj”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.

/GazetaSinjali/