Tensionet që janë krijuar përgjatë kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë për javë të tëra, vazhduan me dhunë edhe të martën. Rojet kufitare polake përdorën topa uji kundër emigrantëve në anën e kufirit bjellorus. Varshava thotë se njerëzit ishin të armatosur me granata gazi të furnizuara nga Bjellorusia, të cilat i hodhën në drejtim të rojeve polakë.
Niccolo Figà-Talamanca, sekretar i Përgjithshëm në një organizatë jofitimprurëse ”Jo Paqe Pa Drejtësi”, shpjegoi se ajo që po bën Polonia është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Figà-Talamanca po ashtu ka thënë se “Polonia muajin e kaluar ka miratuar legjislacionin që lejon që migrantët të shtyhen në kufi. Pra, nga pikëpamja polake, nga këndvështrimi ligjor polak, autoritetet po i binden ligjit polak. Por ligji polak është thjesht i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Konventa e refugjatëve është e qartë.”
Të martën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është i shqetësuar për situatën në Bjellorusi, por ai gjithashtu tha se qëndron në qëndrimet e NATO-s në solidaritet me Poloninë dhe aleatët e tjerë të prekur. /Gazeta Sinjali/