image Ambasadori Gashi pas emërimit: Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë

Politikë

Ambasadori Gashi pas emërimit: Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë

news image

Sot gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se e ka emëruar Drilon Gashin si shef të misionit të Kosovës në Varshavë të Polonisë. Pas këtij emërimi, Gashi u deklarua me një shkrim në llogarin e tij në platformën X ku u shpreh se është shumë mirënjohës për mundësinë e përfaqësimit të vendit.

Ndër tjera, Gashi tha se pret me padurim forcimin e lidhjeve me shtetin polak.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, shkroi ai.

/GazetaSinjali/