image Kremlini: Vendimi i Polonisë për të shtuar forcat përgjatë kufirit me Bjellorusinë është shqetësues

Botë

Kremlini: Vendimi i Polonisë për të shtuar forcat përgjatë kufirit me Bjellorusinë është shqetësues

news image

Kremlini thotë se vendimi i Polonisë për të rritur forcat e saj përgjatë kufirit me Bjellorusinë kur luftëtarët Wagner janë zhvendosur atje është “një shkak për shqetësim”.

Polonia, një anëtare e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, zhvendosi më shumë se 1000 ushtarë, së bashku me pajisjet ushtarake, në lindje në fillim të këtij muaji.

I pyetur për lëvizjen e Polonisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Sigurisht, është një shkak për shqetësim. Agresiviteti i Polonisë është një realitet. Një qëndrim i tillë armiqësor ndaj Bjellorusisë dhe Federatës Ruse kërkon vëmendje të shtuar [nga ana jonë].”, theksoi ai.

Më herët, ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se mercenarët e Wagner kishin filluar të stërvitnin forcat speciale bjelloruse në një poligon ushtarak vetëm disa milje larg kufirit me Poloninë./abcnews.al

/GazetaSinjali/