Presidenti i SHBA Joe Biden ka folur me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe të shtunën, ndërsa mercenarët rebelë rusë po lëviznin drejt Moskës pasi pushtuan qytetin jugor të Rostovit gjatë natës.
“Presidenti Biden foli sot me presidentin Emmanuel Macron të Francës, kancelarin Olaf Scholz të Gjermanisë dhe kryeministrin Rishi Sunak të Mbretërisë së Bashkuar. Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata gjithashtu pohuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Ndryshe, trupat e Wagnerit raportohet se po përparojnë në drejtim të Moskës. Ato janë parë në rajonin Lipetsk, i cili është ende disa orë larg kryeqytetit.
Qytetarëve në Moskë u është bërë thirrje t’i shmangin lëvizjet sa më shumë që është e mundur. Disa rrugë dhe ura në kryeqytet janë mbyllur.