image Tensione te PSG, situata rëndohet: Janë formuar dy grupe, ajo me lojtarë francez dhe tjetra me latino-amerikan

Futboll

Tensione te PSG, situata rëndohet: Janë formuar dy grupe, ajo me lojtarë francez dhe tjetra me latino-amerikan

news image

Gazeta franceze, L’Equipe bën zbulime për situatën e ekipit të Parisit , e cila nuk është më e mira e mundshme.

Një artikull zbulues për situatën që ekziston në dhomat e zhveshjes së Parisit është përmbledhur nga L’Equipe .

Në këtë shkrim, prestigjozia franceze flet për probleme të ndryshme që dukshëm ndikojnë në paraqitjet e skuadrës shumë të shtrenjtë në kryeqytetin francez.

Sipas gazetës autoritare, një nga problemet kryesore është se në dhomat e zhveshjes janë dy “klika”. Ajo e francezëve dhe ajo e latino-amerikanëve.

Në fakt, kjo situatë thuhet se e shqetëson Kylian Mbappe dhe është një nga arsyet që ai po i afrohet largimit, pasi ai nuk tregon gatishmëri për të vazhduar kontratën dhe Reali e pret në qershor si një lojtar i lirë me krahë hapur.

Çrregullimi i disa yjeve është gjithashtu një çështje serioze. Gazeta përmend në mënyrë të veçantë Neymar , i cili ka munguar në një event të sponsorëve kryesorë të skuadrës, ku prania e tij ishte e detyrueshme.

Gjithashtu, pas fitimit të Topit të Artë , Lionel Messi kishte festuar në një klub nate, me disa nga bashkëlojtarët e tij të pranishëm. Të nesërmen ai dhe Leandro Paredes munguan në stërvitje me një justifikim zyrtar për simptomat e gastritit, diçka që shqetësoi shumë brenda ekipit.

Së fundi, një tjetër pikë fërkimi brenda ekipit është bashkëjetesa e Kaylor Navas dhe Gigio Donnarumma. Mauricio Pochettino nuk kishte sugjeruar blerjen e portierit italian, i cili padyshim u ble me iniciativën e klubit.

Dy portierët bënë një marrëveshje joformale për të garuar të shëndoshë për pozitën e kryesorit, por disa ngjarje ndezën fitilat. /Gazeta Sinjali Sporti/