image “Tension për Asociacion”, PSD-ja me aksion para Qeverisë

Politikë

“Tension për Asociacion”, PSD-ja me aksion para Qeverisë

news image

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik pranë ndërtesës së Qeverisë në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Ata në ndërtesën e Qeverisë kanë shkruar “tension për Asociacion” dhe “tension për koncesion”.

Përmes një reagimi për media, PSD-ja ka thënë se tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut nga kjo Qeveri.

“Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

/GazetaSinjali/